PËR NE

Diaspora TV Switzerland (D-TV), një fillim i shpejtë i cili vjen nga suksesi i African Mirror TV (Televizionit të Pasqyrës Afrikane), sukses ky që shihet në kërkesat e shumta që po shkonin përtej audiencës Afrikane. Ne bëjmë transmetimin në 9 gjuhë: në gjuhën angleze, frënge, romane, spanjolle, iraniane, shqipe, tigriniane, arabe, dhe gjermane (vetëm pë fëmijë).

Më poshtë keni portretet hyrëse te folësve tanë në gjuhët e tyre amëtare.

Kjo arritje filloi ne vitin 2018 dhe sot ne jemi një platformë mediale online e cila bënë transmetimin audiovizual në 9 gjuhë në botë, duke iu falenderuar diversitetit të shumtë kulturor në Zvicërr. Ne i kuptojmë sfidat dhe vështiresitë e migrantëve si dhe shtetasve Zvicërran që mundohen të jenë në kontakt me njëri tjetrin. Për këtë arsye, D-TV krijoi një platformë mediale jo-fetare dhe apolitike për të ndihmuar dhe përkrahur të dy grupet me anë te lajmeve, debateve ne studio, intervistave në rrugë, konferencave, evenimenteve dhe festivaleve. Studio jonë ultra-moderne gjindet në Zollikofen, Bern.

Ne kemi mundësi te transmetojmë drejpërsëdrejti dhe me video nëse është e nevojshme. Shikuesit gjithashtu kanë mundësi të na thërrasin direkt përgjatë një debati te drejtpërsëdrejtë në programin tonë televiziv ose mund të na bashkohen direkt përmes Skype-it nga e gjithë bota. Sistemi jonë online direkt D-TV 24/7 mund të transmetojë programe non-stop, 24/7 në website-in tonë www.diaspora-tv.ch. Pjesa e lajmeve në DTV është shumë efektive për shkak të partnerit tonë Swissinfo.ch, një pjesëtar i Swiss Brodcasting Corperation (Korporatës së transmetimit Zvicërran).

Pse Diaspora TV Switzerland?

Dikush mund të mendojë pse kemi ne nevojë për një kanal televiziv që transmeton në gjuhët qe nuk përfshihen në gjuhët zyrtare te Zvicrrës. Këto janë arsyet që i definojnë më së miri misionin, qëllimet dhe objektivat tona: Statistikat nga 1 Janari 2017 tregojnë se popullsia e Zvicrrës ishte më shumë se 8.4 milion me e madhe për 1.1% prej vitit të kaluar, siç e thanë edhe nga zyra e statistikave në Zvicërr në raportin vjetor. Gjithësesi, përderisa numri i qytetarëve zvicërran u rrit per 0.6% në vitin 2016, numri i banorëve jo-zvicërran u rrit per 2.6%, thonë statistikat. Tani janë më shumë se 2.1 milionë të huaj që jetojnë në Zvicërr, më shumë se 2.05 milionë nga viti i mëparshëm duke i përfshirë 24.9% e popullsisë totale. Kohëve të fundit Zvicrra është shtëpia e më shumë se 30.000 Eritreanvëve, shumë kjo që bënë diasporën Eritrease më të madhe në botë.

Integrimi është shumë vendimëtar në Zvicërr. Askush nuk mund të vë në pyetje mundin e Qeverisë Zvicërrane ne integrimin e migrantëve në shoqëri duke i dhënë atyre kurse the programe për gjuhë. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve, shumica e migrantëve nuk mund t’i gëzojnë mediat Zvicërrane e sidomos ato audiovizuale siç janë programet nacionale e regjionale të cilat nuk prezantojnë interesat e veta.

Pasi qe asnjë rrjet medial i fuqishëm per migrantë nuk ka ekzistuar para krijimit të Diaspora TV Switzerland, shume institucione, OJQ-të, qeveritë si dhe zyret kantoniale janë të shqetësuara se si të arrijnë deri te popullata migrante. Ata japin publikime të mira për migrantët, në disa raste këto publikime janë në gjuhë e migrantëve, por prap është e vështire t’i arrijnë ata. Sot, krijimi i Diaspora TV Switzerland po i mbyllë të gjitha këto hapësira. Informacionet që kanë të bëjnë me interesat e migrantëve tani tramsmetohen në gjuhët e tyre.

Migrantët kanë nevojë të dinë për evenimente të rëndesishme nacionale që ndodhin në CH, ndryshimet në ligje dhe në sistemin edukativo-arsimor për fëmijët, për shembull Lernplan 21. Ata kanë shumë pak njohuri se çka po ndodhë në komunitetin e tyre për shkak të mungesës së rrjeteve sociale. Mungesa e informatave në shëndetësi përkrah përfitimet dhe për kete arsye nuk mund të i’u qasen atyre.